Mohamed Sallah kërkon largimin, alarmohet PSZH

Sulmuesi Mohamed Sallah ka kërkuar largimin nga skuadra e Liverpullit në fund të këtij sezoni dhe Paris Sen Zhermeni ka shprehur menjëherë interesim për transferimin e tij. Sipas “Le Parisien”, te PSZh-ja, po e shohin Salahun si zëvendësim ideal për francezin Kilian Mbape që pritet të largohet këtë verë.

Sallah ka refuzuar rinovimin e kontratës me Liverpullin që i skadon në vitin 2023 dhe është i gatshëm të vazhdojë karrierën në një ligë dhe klub tjetër. Këtë edicion, Sallah ka shënuar 29 gola në 46 ndeshje kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 100 milionë euro.

28-vjeçari është pjesë e Liverpullit nga viti 2017, kurse një pjesë të karrierës ka kaluar edhe te Roma, Çellsi, Fiorentina dhe Baseli.

LEXO EDHE:

Back to top button