Mojsoska Bllazheski: Të kontrollohet ekonomia gri për rritjen e të hyrave buxhetore
Mojsoska Bllazheski: Të kontrollohet ekonomia gri për rritjen e të hyrave buxhetore
Ka hapësirë të mjaftueshme për rritjen e të hyrave në buxhet, e njëra prej tyre është zvogëlimi i ekonomisë gri, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, profesoresha universitare Nikica Mojsoska Bllazheski.
“Mendoj se ka hapësirë të mjaftueshme për të rritur të hyrat buxhetore. Këtu do të përmend sërish ekonominë gri dhe mendoj se me përpjekje të fortë për të reduktuar apo zyrtarizuar ekonominë gri mund të arrihet shumë. Fatkeqësisht, në kohë krize, nga pandemia e Covid-it e deri më sot, politikëbërësit ndoshta mendojnë se nuk është koha e duhur për të shtrënguar ekonominë dhe për të nxjerrë paratë që qarkullojnë joformalisht”./ Alsat.mk








