Monaghan: Burri im ishte krenar kur po filmoja skenat duke u puthur me Tom Cruisin
Monaghan: Burri im ishte krenar kur po filmoja skenat duke u puthur me Tom Cruisin

Aktorja e Hollywoodit, Michelle Monaghan, ka treguar se vetëm sa ishte kthyer nga muaji i mjaltit me burrin e saj gjatë periudhës kur po filmonte për filmin “Mission: Impossible III” përkrah aktorit Tom Cruise, raporton Yahoo.
Ajo gjatë intervistës me Mark Wahlberg, u pyet se cili kishte qenë momenti më i sikletshëm në karrierën e saj, dhe aktorja ka thënë se ishte periudha kur po bënte xhirimet për filmin “Mission: Impossible III”.
“Sapo isha martuar dhe pak a shumë e kisha lënë muajin e mjaltit për të filluar menjëherë filmin. Pastaj më kujtohet që shkuam në punë, unë dhe Tomi kishim një lloj skene intime, dhe sigurisht që kjo ishte skena e parë. Pastaj u ktheva nga puna, isha shumë nervoze dhe burri im më tha: ‘Mos u shqetëso, do të ndjekësh drejtimin e tij. Do t’ia kalosh shumë mirë. Do të jetë e mrekullueshme’”, shpjegoi ajo.
Më pas aktorja vazhdoi të tregonte se sa krenar ishte burri i saj me të dhe punën që ajo bën, duke e mbështetur edhe kur po filmonte skena intime me një burrë tjetër.
“U ktheva në shtëpi në fund të ditës, hapa dhomën e hotelit dhe ai më tha: ‘Si ishte?’ dhe unë i thash, ‘Oh, zoti im, ishte e mahnitshme. Ai ishte shumë i mirë. Ishte fantastike’. Ai pastaj më pati thënë: ‘Sa bukur është që po putheshe me Tom Cruisen në muajin tonë të mjaltit?’ Sepse ne thjeshtë e adhurojmë atë”, ka treguar Monaghan.
Intervistuesi u shokua nga sinqeriteti i saj. Pastaj ajo tha se kjo gjë e kishte bërë të kuptonte se sa i mirë ishte burri me të cilin u martua.
“Kjo ishte përgjigja e burrit me të cilin u martova, i cili u tregua shumë mbështetës për mundësitë që kisha në punë. Sepse unë kam punuar shumë për të mbërritur tek ai rol. Ne sapo u martuam dhe sapo zbuluam karrierat që donim të ndjekim dhe kjo gjë ishte shumë speciale”, ka thënë ajo për burrin e saj, me të cilin ka dy fëmijë.
Ajo më tutje shpjegoi se ishte shumë nervoze para se të ndodhte ajo skenë dhe se ka shumë respekt për Tom Cruisen dhe të gjithë ekipin e filmit.
“Nuk po mund ta besoj që e tregova këtë histori, por është e vërtetë”, ka thënë Monoghan.