Rita Ora i këndon Van Dykut për ditëlindjen e 98-të

Rita Ora i këndon Van Dykut për ditëlindjen e 98-të

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka kënduar në një shfaqje që u bë për të festuar 98 vjetorin e lindjes së ylli televiziv Dick Van Dyke, në televizionin CBS.

Ora përmes llogarisë së saj në rrjetin social Instagram, tregoi se interpretoi këngën “Supercalifragilisticexpialidocious”, pasi postoi fotografi dhe sekuenca nga performnaca duke mbajtur një shkop mbështetës të bardhë sikur ai që mbante aktori kur interpretoi këngën tek filmi “Merry Poppins”.

Për këtë performancë shqiptarja kishte veshur një kostum të kuq të cilin e dekoroi me një lule të madhe të zezë në anën e saj të djathtë të jakës së sakos, nën të cilës kishte veshur një këmishë të bardhë.

Permornaca e saj u vlerësua shumë nga vet Van Dyke që u pa shumë i entuziazmuar përderisa po e shikonte Oran duke interpretuar këngën dhe lëvizjet që dikur i bëri ai kur luajti në atë film në vitin 1964.

Edhe skenografia i ishe përshtatur filmit pasi prapa Oras qëndronte një statujë e një kali të bardhë e shumë lule sikur në film.

Gjatë se enjtes në këtë spektakël që u organizua nga televizioni CBS kanë qenë prezent shumë yje të tjerë televizivë duke nderuar në 98 vjetorin e tij aktorin e komedianin Van Dyke.

Aktori ka luajtur në shumë filma të Hollywoodit duke përfshirë të famshmit, Morry Poppins nga produksioni Disney, Chitty Chitty Bank Bank, Merry Poppins Returns, Diagnosis: Murder, Night at the Museum, etj.

Karriera e tij shumë dekadëshe e ka shpërblyer punën e tij me çmime si Golden Globe, Tony, Grammy, e disa Emmy.

Van Dyke është i martuar me Arlene Silver që nga vitit 2012.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

LEXO EDHE:

Back to top button