Pas shkarkimit të teknikut, Filip Klement, francezët e Monako-s kanë prezantuar teknikun gjerman, Adi Huter, i cili ka marrë drejtimin e pankinës të skuadrës së Ligue 1, për dy sezonet e ardhshme.
Tekniku gjerman, 53-vjeçar vjen pas eksperiencash pozitive te Salzburgu dhe Jang Bojsi, teksa në “aventurën” e tij të fundit ishte kreu i pankinës së Borussia Dortmund deri në verën e 2022-shit.
Ndërkaq, kujtojmë se për Hutter, drejtimi i Monakos do të jetë eksperienca e tij e parë në kampionatin francez të futbollit, Ligue 1, teksa do të përpiqet të ngjisë skuadrën në majat e futbollit evropian.








