“Monstra”, 8 ditë paraburgim për dy të arrestuarit gjatë protestës

Gjykatësi i procedurës paraprake i ka shqiptuar masën e paraburgimit dy personave të dyshuar për “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale” nga protesta e së premtes kundër vendimit gjyqësor në rastin “Monstra”. Paraburgimi është caktuar me kërkesë të Prokurorisë Publike mbi bazën e informacioneve që ka pasur organi i akuzës për arratisjen e mundshme të personave të dyshuar. Derisa masa e caktuar ndaj 19 dhe 22 vjeçarit është vënë në fuqi, për 6 persona të tjerë procedura është në vijim e sipër. Ndërkohë policia po punon për identifikimin e personave tjerë të dyshuar për pjesëmarrje në turmë. Ditë më parë policia njoftoi se ka arrestuar 8 personave ndaj të cilëve ka parashtruar kallëzime penale. Si pasojë e përleshjes mes protestuesve dhe policisë janë lënduar 11 policë.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button