“Monstra”, Demiri: Në këtë rast është shkelur prezumimi i pafajësisë

Avokati, Ardian Demiri derisa komentoi zhvillimet e fundit të ndërlidhura me fjalët përfundimtare të prokurorisë për rastin “Monstra”, përkujtoi në një drejtë themelore të të akuzuarve, që sipas tij është prezumimi i pafajësisë. Ky element sipas Demirit u shkel që në konferencën e parë të MPB-së të mbajtur më 2 maj të 2012, kur ministrja e asaj kohe, deklaroi se: “sot u burgosën vrasësit e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës”.

I gjithë rasti nuk është tipik, që nga fillimi e deri ditën e enjte kur fjalën e saj përfundimtare e tha edhe prokuroria, mirëpo gjithashtu nuk është tipike edhe pretenca ose fjala përfundimtare e prokurores së çështjes. Nuk është se u tërhoq aktakuza për njërin, por në mënyrë jotipike prokurori tha që të lirohet njëri. Por kjo nuk është punë e prokurorisë se kush lirohet, është gjykata ajo që vendos.  Rasti nga fillim e deri ditën e enjte është jo tipik nga shkaku se në vete ngërthen shumë elemente dhe motive politike. Ne nuk mund të flasim për dëshmitë brenda se nuk jemi pjesë e këtij procesi, por mundem në mënyrë kategorike ta them një fakt që është i pakontestueshëm, dhe ai është fakti që  në këtë rast në mënyrë flagrante është shkelur prezumimi i pafajësisë së të gjithë të akuzuarve”, tha Demiri duke përkujtuar në konferencën për shtyp të asaj kohe kur ministrja e brendshme tha se janë arrestuar vrasësit e pesëfishtë.

LEXO EDHE:

Back to top button