Transporti shtrenjtohet: Kumanovë 200, Tetovë 250 denarë
Rriten çmimet e biletave të autobusëve ndërqytete. Për një udhëtim nga Kumanova drejt Shkupit, qytetarët tani duhet të paguajnë 200 denarë, 30 denarë më shumë se më parë. Edhe biletat për destinacionin Shkup-Tetovë është shtrenjtuar. Biletat e reja tani kushtojnë 250 denarë, 50 denarë më shumë.
Nuk di gjithçka është e shrenjtë, çka të them. po duhet të jetë pak më lirë, dhe nuk ka autobusë të rregullt. Biletat janë të shtrenjta dhe nuk kam çka të them kjo është, tha një qytetar.
Janë shumë të shtrenjta, duhet të janë më të lira, të shtrenjta janë. Nuk duhet të rritet çmimi, çdo ditë çmimet e karburanteve po ndryshojnë, njëra rritet ndërsa tjetra ulet. Nuk di cila është arsyeja, kjo është politikë, tha një tjetër qytetar.
Çdo rritje nuk është e mirë në përgjithësi për njerëzit nuk është e mirë, u shpreh nje qytetar.
Po rritja e çmimeve të karburanteve kjo është me shumë gjasë, për shkak të rritjes globale të çmimeve. Për qytetarët çdo rritje e çmimeve përbën rëndim shtesë i buxhetit familjar. /Alsat.mk








