“Monstra”, qindra forca police bllokuan Shkupin që në mëngjes

Paralajmërimi për protestën kundër vendimit gjyqësor për rastin “Monstra”, rriti dukshëm masën e sigurisë. Policë, të të gjitha njësiteve, të përgatitur si për gjendje lufte ishin vendosur kryesisht për rreth qendrës tregtare “Mavrovësja”, në afërsi të Çarshisë së Vjetër dhe në rrugët, të cilat duhet të kalonin protestuesit. Rrugët kryesore ishin të mbyllura për qarkullim. Ndërsa protestuesit afroheshin, policia shtoi dukshëm përforcimin.

Pas kordonit të vendosur për protestuesit, numri i forcave policore sa shkonte e rritej. Në vijën e parë të kordonit fillimisht ishin policët, pas tyre renditej njësiti EBR dhe policia intervenuese. Nuk mungon as autoblindat, e as makineritë për shpërndarjen eventuale të protestuesve.

 Pas përshkallëzimit të situatës, në disa raste në ndihmë të lënduarve u erdhi auto-ambulanca.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button