“Monstra”, Sela e Gashi kërkojnë ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për zbardhjen e të vërtetës

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e cilëson skandaloz vendimin e Gjykatës Penale për rastin “Monstra”. Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar të sjellin në Maqedoni grupin hetimor për rihapjen dhe zbardhjen e rastit “Monstra”.

Skandaloz vendimi, ashtu siç pritej i Gjykatës Themelore në Shkup në lidhje me procesin e montuar politik “Monstra”. Natyrisht se qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar dhe duhet shqetësuar. Është një moment se në çfarë realiteti jetojmë: shtet pa rend ligjor, shtet me shkallë të lartë të korrupsionit, në një shtet ku liritë dhe të drejtat themelore të njeriut nuk respektohen – tha Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

Familjarët e të dënuarve për rastin Monstra por edhe ata të Almirit katër vjeçar nga Kumanova për të premten paralajmëruan protesta, të cilën e mbështetë edhe opozita shqiptare. Kreu i ASH-së Sela i bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë me dinjitet.

Le të dalin në mënyrë paqësore. Mos u lejoni egërsirave që të gjejnë momente për t’ju shëtitur dyerve të policisë dhe të ju keqtrajtojnë. Të paqtë! Dilni dhe shprehni revoltën tuaj – u shpreh Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

Me vendimin e fundit, Gjykata Penale në Shkup dënoi me burg të përjetshëm Afrim dhe Agim Ismailoviq dhe Alil Demirin. Haki Aziri u dënua me 9 vite ndërsa Fejzi Aziri me 15 vite burg. Sami Luta u lirua në mungesë të provave.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button