Monza bën goditjen e parë në merkato, merr mesfushorin e Interit

Skuadra e Moncës, e cila është në pronë të Silvio Berluskonit, ka realizuar një transferim shumë të rëndësishëm duke parë edhe nivelin e klubit të sapo ngritur në Serie A.

Stefano Sensi, tashmë një ish-lojtar i Interit, është zyrtarizuar si një lojtar i ekipit të Monzës. Ai luajti për dy sezone e gjysmë me klubin e Interit dhe më pas u huazua te Sampdoria.

Sensi do të jetë i huazuar për një sezon te Monza, ku Galliani i cili e dëshironte me patjetër mesfushorin në ekip, mendon se do të ndihmojë shumë në repartin e mesfushës. Me Interin ai ka luajtur 52 ndeshje, ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button