Osmani: Refuzimi i mundshëm i propozimit do të thotë “ngecje në baltën ballkanike”

Osmani: Refuzimi i mundshëm i propozimit do të thotë “ngecje në baltën ballkanike”

Gazetar: Luka Andreev

Presidenti Stevo Pendarovski për nesër në mesditë ka thirrur Këshillin e Sigurimit, i cili do të shqyrtojë propozimin e modifikuar francez për fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit me Bashkimin Evropian. Këshilli i Sigurimit do të mblidhet një ditë pasi Ministria e Punëve të Jashtme i propozoi Qeverisë që të pranojë propozimin e Parisit, me të cilin vazhdon procesi i gjerë konsultativ i paralajmëruar.

Sipas shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, refuzimi i mundshëm i propozimit do të thotë “ngecje në baltën ballkanike” dhe humbje përgjithmonë të europerspektivës. Ai tha se duhet një vendim shtetëror.

“Do të fillojnë tensionet ndëretnike, do të fillojnë tensionet mes kategorive të ndryshme të qytetarëve, këtë dimër do ta kemi vitin më të vështirë, me energji, me ushqim, për shkak të krizës globale dhe në kushtet kur bota është në luftë, ne duhet të flasin me interpretime të rreme se dikush do të na bullgarizojë, ndërsa kjo varet nga ne. Askush nuk mund të na detyrojë të pranojmë asgjë, në çfarëdo forme, për asgjë. Mendoj se do të jetë e papërgjegjshme dhe e turpshme të bësh politikë partiake për çështje të tilla që dikush të bëhet ministër apo kryeministër”, tha Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Osmani shton se ka përshtypje pozitive për pranimin e propozimit pas mbledhjes së djeshme të partnerëve të koalicionit në Qeveri dhe pret që së shpejti liderët e partive të takohen sërish dhe t’i shpallin qëndrimet zyrtare, pasi të prononcohen organet e tyre partiake.

Ministri theksoi se do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, për të dëgjuar mendimet e tij se si Kuvendi do ta shqyrtojë propozimin francez, respektivisht në seancë plenare apo në komisionin për politikë të jashtme apo në Komisionin për çështje evropiane.

Sipas paralajmërimeve, përveç qëndrimit të Presidentit, Kuvendit dhe shoqërisë civile në lidhje me propozimin francez, Qeveria do të kërkojë edhe mendimin e opozitës. Në brifingun e djeshëm, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se do të kërkojë takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, por për momentin nuk ka njoftim për një takim të tillë. Përndryshe, sipas procedurave dhe kompetencave,

Qeveria vetë mund të vendos nëse korniza negociuese e propozuar nga Brukseli është e pranueshme për Maqedoninë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button