Moraçanin: Çështja e personave transgjinorë duhet të zgjidhet
Kryetarja e partisë DOM, Maja Moraçanin, në emisionin “360 gradë” në Alsat shprehu besimin se propozim- ligji për njohjen ligjore të identitetit të personave transgjinorë do të kthehet në Kuvend dhe çështja do të zgjidhet.
“Ne duhet ta trajtojmë këtë çështje për personat transgjinorë. Jo vetëm sepse është kërkesë me vendim të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por edhe sepse është nevojë e personave transgjinorë në Maqedoni. Këtu po flasim për realizimin e të drejtave të njeriut”, tha Moraçanin. /Alsat.mk








