Moriyasu: Tani duam të shkruaj historinë

Japonia është një nga surprizat më të bukura në Katar 2022. Aziatikët triumfuan me përmbysje ndaj Spanjës dhe mbyllën Grupin E në vendin e parë, duke lënë pas iberikët, Gjermaninë dhe Kosta Rikën.

Trajneri Hajime Moriyasu i gëzohet këtij suksesi dhe tregon se ai ka besim te ekipi për të shkuar sa më larg në këtë edicion.

“Jam i lumtur, por më shumë ndihem krenar për këta djem. Lojtarët luftuan me këmbëngulje dhe besim. Ishte një betejë e vështirë në pjesën e parë, por me besim dhe dëshirë ia folëm të triumfonim. Mendoj se arritëm të fitonim falë ndjenjave të të gjithëve, edhe falë tifozëve. Tani dua të vendosim një rekord të ri duke u përpjekur të shkojmë edhe më tej. Jam i lumtur që kam arritur një rezultat për të cilin të gjithë mund të jemi krenarë.”-tha ai.

Japonia rikthehet në 1/16-at pas Rusi 2018 dhe kjo është hera e katërt në histori dhe aziatikët do të kërkojnë fazën çerekfinale për herë të parë ndaj Kroacisë.

LEXO EDHE:

Back to top button