Moska dhe Minsku bien dakord për vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi

Moska dhe Minsku bien dakord për vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi

Moska dhe Minsku kanë nënshkruar një marrëveshje për vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi. Lajmin e bënë të ditur Ministritë e Mbrojtjes të të dyja vendeve.

Në një takim dypalësh në kryeqytetin bjellorus, ministrat e mbrojtjes të Rusisë dhe Bjellorusisë, Sergei Shoigu dhe Viktor Khrenin, nënshkruan dokumente që përcaktojnë procedurën për ruajtjen e armëve bërthamore jostrategjike ruse në një objekt të specializuar në Bjellorusi, fqinji verior i Ukrainës.

Shoigu tha se pala bjelloruse mori në dorëzim sistemin raketor operacional-taktik Iskander-M, i aftë për të përdorur raketa jo vetëm në pajisjet konvencionale, por edhe në pajisjet bërthamore.

Kujtojmë se Bjellorusia ka qenë një nga aleatët më besnikë të Rusisë që kur Moska filloi pushtimin e saj në Ukrainë, vitin e kaluar.

Ndërsa presidenti Alexander Lukashenko ka pohuar se “nuk ka asnjë mënyrë” që vendi i tij të dërgojë trupa në Ukrainë, nëse nuk sulmohet, Bjellorusia ka qenë e gatshme të sigurojë mjete të tjera mbështetjeje.

LEXO EDHE:

Back to top button