Moska përsëri sulmoi me drone – i rrëzoi në 16 minuta

Moska përsëri sulmoi me drone - i rrëzoi në 16 minuta

Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi dy dronë luftarakë që po lëviznin drejt Moskës, tha sot kryebashkiaku i kryeqytetit rus, Sergej Sobyanin.

“Është konfirmuar një përpjekje e dy dronëve luftarakë për të depërtuar në qytet. Të dy u qëlluan nga mbrojtja ajrore. Njëra afër Domodedovos, në jug të Moskës, tjetra pranë autostradës për në Minsk, në perëndim të Moskës”, shkroi Sobyanin në Telegram, pa specifikuar se kush ishte përgjegjës për sulmin.

Ai shtoi se për momentin nuk kanë informacion për viktima të mundshme dhe theksoi se shërbimet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ato u shkatërruan në një distancë prej 55 kilometrash dhe në 16 minuta.

Sulmet nga dronët ukrainas kanë ndodhur në territorin rus gjatë javëve të fundit, shpesh duke synuar Moskën dhe gadishullin e aneksuar të Krimesë. Autoritetet thonë se Moska ishte në shënjestër të sulmeve të shumta me dron javën e kaluar, një prej të cilave dëmtoi një ndërtesë në zonën kryesore të biznesit.

LEXO EDHE:

Back to top button