MPB Informon: 553 sanksione për shkelje të rregullave në trafik

MPB Informon: 553 sanksione për shkelje të rregullave në trafik

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (08.08.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 553 drejtues mjetesh. Prej tyre, 18 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe pesë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 284 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 269 jashtë vendbanimit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

LEXO EDHE:

Back to top button