Mosmarrëveshjet me Bullgarinë, Vellkovska: Akuzat e Sofjes janë politike

“Kjo është një nga 43 këngët origjinale që i kemi nga Goce Dellçevi, të shkruara nën pseudonimin Ahil. Është korrespodencë me bashkë-luftëtarët dhe miqtë e tij dhe i ruajmë ne depot tona. Kjo është kopje e dokumentit të alfabetit tonë. Ky është dokumenti për himnin tonë”.

Numri një i Arkivit shtetëror, Emil Kërstevski hedh poshtë akuzat nga Sofja për mos-transparencë dhe censurë të Arkivit shtetëror, duke theksuar se ky institucion ka vizitorë të rregullt, përfshirë edhe ekspertë e studentë nga Bullgaria. Kërstevski madje konfirmoi për Alsat se Arkivi ka marrëdhënie të shkëlqyer me Arkivin bullgar.

Në dokumente mund të ketë qasje gjithkush, si ekspertët vendor, historianë e studentë por edhe të huaj. Së fundmi përmes Qendrës kulturore në Sofje pati disa ekspertë bullgarë që u interesuan për të blerë libra dhe për t’u furnizuar me dokumente. Këtë e realizuam. Me kolegun tim, drejtorin e Arkivit shtetëror të Bullgarisë kemi marrëdhënie korrekte. Para pandemisë u takuam dy herë dhe u morëm vesh të fillojmë bashkëpunim thelbësor, përmes dhënies së dokumenteve origjinale të luftëtarëve tanë të njohur të periudhës së Ilindenit – tha Emil Kërstevski, Drejtor i Arkivit shtetëror.

Snezhana Vellkovska nga Instituti për gjuhë maqedonase vlerëson se sulmet e Sofjes kanë prapavijë politike dhe nuk kanë lidhje me shkencë. Sipas Vellkovskës është madje e palogjikshme të reagohet ndaj çdo sulmi që vjen nga fqinji lindor, duke theksuar se institucionet gjuhësore përgjigjen më të mirë tashmë e kanë dhënë përmes shumë librave të publikuara, bashkë me linguistë ndërkombëtarë.

Përgjigja jonë më e mirë është puna jonë shkencore dhe planet se si ta bëjmë këtë. Kemi bërë fjalor interpretues, në të cilën përfshihet situata momentale e gjuhës maqedonase dhe në krahasim me fjalorin e gjuhës serbe, bullgare dhe cilindo fjalor të doni, do të mund të bëni analizë të saktë çfarë është maqedonase, çfarë është e huazuar nga gjuhë të tjera. Duke pasur parasysh se edhe maqedonishtja kalon procesin e Globalizimit, i cili në një farë mënyre na bën të gjithëve njësoj – deklaroi Senzhana Vellkovska, Instituti për gjuhë maqedonase.

Vellkovska thotë se e vërteta për mëvetësinë e maqedonishtes mbështetet nga faktet shkencore dhe se të gjitha dokumentet shumë shpejtë do të digjitalizohen. Një ditë më parë, anëtarë të Komisionit të historisë dhe Institutit për gjuhë bullgare akuzuan se Maqedonia e Veriut është Kore Veriore e Ballkanit, që falsifikon gjithçka ndërsa nuk i lejon qasje askujt në arkiv, ku ruhen dokumentet origjinale.

Anesa Salihu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button