Mosrespektimi i sinjalistikës, shkak për aksidentet

Mosrespektimi i sinjalistikës, shkak për aksidentet

Gazetare: Melihate Rustemi

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion si nga ana e shoferëve të makinave poashtu edhe nga ana e qytetarëve janë ndër faktorët kryesor të shkaktimit të aksidenteve në numër të madh për të cilët jemi dëshmitarë kohën e fundit. Aksidenti më i ri me humbje jetësh ishte vetëm një natë më parë pikërisht në këtë bulevard, bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Komunën e Çairit.

“Shumë shpejt, tepër, e tepruar. Dikush që nuk ndalet mund edhe të të shkel, ka njerëz të ndryshëm, nuk kanë gjithë një mendje. Më shumë të rinjtë vozitin shpejt, ku jetoj unë çuditesh shumë shpejt vozitin, për pak sa nuk më kanë shkel”, tha një qytetar.

Qytetarët vlerësojnë se policët e shtrirë kanë ngadalësuar shpejtësinë e shoferëve të makinave mirëpo disa nga shoferët e pandërgjegjshëm qëllimisht kanë hequr disa pjesë të policëve të shtrirë me qëllim që shpejtësia e dëshiruar nga ana e tyre të mund të realizohet.

“Rruga është e drejtë, kur nuk kishte policë të shtrirë ishte kaos, fluturonin makinat. Tash, pak kanë ulur shpejtësinë mirëpo edhe ne kalojmë ku arrijmë. Këtu ka të vendosur semaforë por akoma nuk janë lëshuar, më shumë se dy vjet që janë vendosur”, tha një qytetare.

Një natë më parë, siç njoftoi MPB-ja në ora 18:43 në SPB Shkup është denoncuar se në bulevardin Hristijan Todorovski Karposh në Shkup, makina “Seat Altea” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.XH (19) nga Shkupi, ka goditur një grua, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje/Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button