Mot i nxehtë deri në 37°C, pasdite mot i paqëndrueshëm në disa zona
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, për sot parashikohet mot i ngrohtë dhe me diell, me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të motit të paqëndrueshëm, të shoqëruar me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 13 deri në 19°C, ndërsa ato ditore do të arrijnë nga 28 deri në 37°C.
Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Në disa pjesë të luginës së Shkupit, gjatë orëve të pasdites, janë të mundshme reshje lokale shiu, bubullima dhe erë e përforcuar./Alsat.mk.








