Mot i paqëndrueshëm me shira, bubullima dhe erë të herëpashershme
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me reshje të herëpashershme shiu kryesisht në pjesët perëndimore. Lokalisht do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu afatshkurtra dhe bubullima të rralla.
Në pjesët perëndimore do të fryjë erë nga perëndimi, ndërsa përgjatë lumit Vardar nga veriu, e cila herë pas here do të përforcohet. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 11 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 17 deri në 24 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me shi të lehtë në disa pjesë të luginës në mëngjes. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 9, ndërsa maksimale do të arrijë 20 gradë.
Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Pasdite do të krijohen kushte për vranësira të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erëra të forta. Temperaturat do të jenë në rënie.








