Mot i paqëndrueshëm, pasdite priten reshje shiu dhe bubullima

Sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me reshje të herëpashershme shiu, në disa vende më të dendura (mbi 15 l/m²). Lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të motit të paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, ndërsa në disa pjesë përgjatë Luginës së Vardarit herë pas here do të jetë më e fuqishme (mbi 50 km/orë).

Temperatura minimale do të lëvizë nga 9 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale nga 20 deri në 27 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me reshje të herëpashershme shiu, në disa vende më të dendura. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për mot të paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të zbresë në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 26 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës moti do të jetë i qëndrueshëm. Reshje të reja shiu të shoqëruara me paqëndrueshmëri lokale priten të hënën, ndërsa nga e marta moti do të stabilizohet sërish, me rritje të temperaturave.

LEXO EDHE:

Back to top button