Mot me diell dhe i ngrohtë me pak vranësira
Moti sot do të jetë me diell, me vranësira lokale të lehta deri në mesatare, njofton Administrata Hidrometeorologjike.
Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga verilindja, veçanërisht përgjatë lumit Vardar dhe në pjesët lindore të vendit.
Temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga 8 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 24 deri në 34 gradë.
Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare, dhe do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.








