Mot me diell dhe i ngrohtë, shi dhe bubullima nga nesër
Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, dhe herë pas here e fortë nga veriu përgjatë lumit Vardar dhe në pjesët lindore, njoftoi Drejtoria Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 11 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë 30 deri në 36 gradë.
Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 17, ndërsa maksimale do të arrijë 35 gradë.
Sipas parashikimit të Departamentit Meteorologjik, moti në ditët në vijim do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Duke filluar nga pasditja e së mërkurës, do të ketë kushte për jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta.








