Mot me diell me temperatura deri në 36 gradë, stuhi të mundshme në pasdite
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha me diell, ndërsa në pasdite pritet paqëndrueshmëri lokale, e ndjekur nga shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, njofton Administrata Hidrometeorologjike.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, e cila herë pas here do të përforcohet përgjatë lumit Vardar. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 9 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë nga 26 deri në 36 gradë.
Shkupi do të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Pasdite do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima në disa pjesë të luginës, si dhe do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.








