Mot me diell, shi i mundshëm pasdite

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira lokale të lehta deri mesatare dhe erëra të lehta deri mesatare nga veriu, njofton Administrata Hidrometeorologjike.

Temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga 10 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa temperaturat e ditës do të arrijnë nga 27 deri në 38 gradë.

Pasdite, në pjesë të caktuara të vendit do të ketë paqëndrueshmëri të izoluar, e shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior, ndërsa në orët e pasdites janë të mundshme shira të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima në disa pjesë të luginës.

LEXO EDHE:

Back to top button