Vëlla e motër nga Sllovenia, Domen Prevc e Nika Prevc, po bëjnë histori në garat me ski, pasi që janë lider aktual në kampionatin botëror në kërcim me ski.
Domen Prevc kryeson bindshëm renditjen e përgjithshme, duke lënë pas rivalët e tij me një diferencë të madhe pikësh. Skiatori sllove po ashtu mban rekordin botëror për kërcim/flutrimin më të gjatë deri më tani. E të njejtin sukses po e ndjek edhe motra e tij, Nika Prevc, e cila dominon kualifikimet në Kupën e Botës në Sapporo.

Nika Prevc ka shkëlqyer në kualifikimet e Kupës së Botës në kërcim me ski, të zhvilluara në Sapporo, duke zënë vendin e parë me 137.7 pikë dhe duke konfirmuar formën e saj të shkëlqyer. Garat kryesore pritet të zhvillohen në ditët në vijim, me Prevc që shihet si një nga favoritet kryesorë për ta fituar garën./IndeksOnline/








