Moti edhe sot i paqëndrueshëm, në orët e pasdites priten reshje shiu

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, nga orët e mesditës do të mbajë mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Në nivel lokal, proceset do të jenë më intensive me më shumë reshje për një kohë të shkurtër, shkarkime elektrike dhe kushte për paraqitje të breshërit.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 8 deri në 16, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 21 deri në 30 gradë.

UV indeksi do të jetë 7.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, rreth mesditës dhe pasdites jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa do të ketë edhe kushte për procese më intensive dhe për breshër. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 28 gradë.

Edhe të dielën vazhdon periudhë e motit të ndryshueshëm dhe jostabil, në mëngjes me periudha më të shpeshta me diell, rreth mesditës dhe pasdites me shi lokal të rrëmbyeshëm, shtrëngata dhe erë të fortë. Në disa vende, proceset do të jenë më intensive me më shumë shi në një kohë të shkurtër, shkarkime elektrike më të shpeshta dhe breshër. Erë e fortë veriore do të fryjë të hënën, dhe nga e marta do të ketë rritje të temperaturës ditore.

LEXO EDHE:

Back to top button