Moti me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë. Gjatë mëngjesit në pjesën jug-lindore do të ketë reshje të dëborës. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 1 deri në 6 gradë.

Edhe në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe i ftohtë. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi veri-perëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 6 gradë Celsiusë.

LEXO EDHE:

Back to top button