Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 16 gradë

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 16 gradë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me reshje lokale të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 10 deri në 16 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu, në disa pjesë të luginës. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button