Moti sot do të jetë i vranët i shoqëruar me reshje shiu

Moti në vend do të jetë i vranët me reshje të shiut, në malet dhe në vendet më të larta me reshje të borës. Për shkak të depërtimit të ajrit të ftohtë nga fundi i ditës dhe gjatë natës kohë pas kohe reshjet do të kalojnë në bore edhe në disa vende më të ulëta. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të lëviz prej -3 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 4 deri në 11 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë I vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës në malet përreth të luginës së Shkupit, reshjet do të kthehen në dëborë të kohëpaskohshme.. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në -1, ndërsa temperatura ditore do të arrijë deri në 6 gradë.

Të dielën dhe të hënën moti do të jetë i vranët me reshje të shiut, në male me bore. Për shkak të motit të ftohtë kohë pas kohe reshjet do të kalojnë në borë edhe në disa vende më të ulëta. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë të dielën në mesditë dhe gjatë natës drejt të hënës. Në malet do të formohet shtresë e konsiderueshme e borës, ndërsa të re do të letë edhe në disa vende më të ulëta . Nga e hëna deri të mërkurën do të fryjë erë e kohëpaskohshme e përforcuar nga drejtimi verior. Stabilizim kalimtar do të ketë të martën, ndërsa të mërkurën priten reshje të reja lokale me intensitet më të dobët.

LEXO EDHE:

Back to top button