Moti sot me diell dhe i ngrohtë

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht u ngrohtë, me vranësira të vogla lokale. Do të fryj erë e matur nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 12, ndërsa ajo maksimale prej 19 deri në 25 gradë.
Sipas Entit Hidrometeorologjik, paradite në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, paradite me paraqitje të mjegullës dhe vranësirave, pasdite me diell dhe erë të lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 10 ndërsa ajo maksimale do të arrij në 20 gradë Celsiusë.

LEXO EDHE:

Back to top button