Moti sot me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut
Moti sot me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut
Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut, posaçërisht në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë dhe erë e dobët deri ën mesatare nga drejtimi jug-lindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 11 deri në 16 gradë, shkruan Alsat.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 16 gradë Celsiusë. /Alsat.mk