Moto GP, fiton Banjaja dhe titulli vendoset në garën e fundit

Françesko Banjaja ka fituar Çmimin e Madh të Malajzisë, që është edhe gara e 19-të dhe e parafundit e botërorit të MotoGP. Piloti i Dukati-t nuk e ka mbyllur çështjen e titullit, edhe për shkak të vendit të tretë të Fabio Kuartararo-s. Në podium, mes dy kandidatëve për titullin, u ndal Enea Bastianini.

Me suksesin e sotëm, Banjaja ka shkuar në 23 pikë avantazh ndaj Kuartararo-s dhe Çmimi i Madh i Valencia-s, etapa e fundit e vitit, do të jetë vendimtare për titullin.

Jashtë podiumit mbeti Marko Bezeçhi, që për një moment dukej se mund të kërcënonte pozicionin e Diablo-s dhe të vendoste botërorin, por nuk ka arritur të mbajë ritmin e francezit.

Në vendin e pestë është renditur Aleks Rins, më pas Xhek Miller dhe Mark Markez. Është rrëzuar Horhe Martin teksa po arratisej në vetmi, është tërhequr pas vetëm një xhiroje Luka Marini për shkak të një problemi me motorin.

LEXO EDHE:

Back to top button