MOTO GP, Mordibeli dominon në “Aragon”

Piloti Italian në motorin e “Jamaha”-s, Franko Morbideli, regjistroi fitoren e dytë në këtë sezon, duke kaluar i pari në garën për Çmimin e Madh të Alkanizit që u zhvillua në pistën “Aragon”. Në vendin e dytë dhe të tretë u ndalën pilotët e skuadrës “Suzuki”, Aleks Reins dhe Zhoan Mir. Garën nuk e mbylli Aleks Marez, i cili javën e kaluar u ndal në vendin e dytë, ndërsa ishte një fundjavë e dobët për Maverik Vinjales dhe Fabio Kvartararo, që u ndalën në pozitën e 7 dhe të 8-të. Kujtojmë që në renditjen e përgjithshme, në vendin ende qëndron Zhoan Mir me 137 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button