Nurmagomdov, fiton dhe tërhiqet nga “UFC”

Khabib Nurmagomedov siguroi një fitore mahnitëse ndaj Xhastin Gaetje, në duelin kryesor të “UFC 254”, me luftëtarin amerikan që u dorëzua në minutën e dytë, të raundit të dytë. Dueli ishte deri diku u ekulibruar në raundin e parë, por në të dytin doli në pah mjeshtëria e 32-vjeçarit, që pas një kapjeje të befasishme e detyroi Gaetjen të dorëzohej. Luftëtari i Dagestanit, i prekur emocionalisht nga fitorja dhe me lot në sy, njoftoi pas duelit se kishte vendosur të tërhiqej nga “MMA”, pasi e kishte të pamundur të vazhdonte luftërat pa pasur babanë e tij në krah. Luftëtari nga Dagestani mbyll karrierën me 29 fitore në 29 ndeshje, 8 prej të cilave i ka fituar me “nokaut”. Nurmagomedovi si fitues arkëtoi edhe 3.2 mln dollar, ndërsa Gaetje 650 mijë dollarë.

LEXO EDHE:

Back to top button