Qeveria italiane, s’ka tifoz në Seria A nga 26 tetori

Me vendim të qeverisë në Itali, duke filluar nga 26 tetori e deri më 24 nëntor, do të mungojë publiku në sfidat elitare të futbollit Italian. Dhe në rast se situata me pandeminë “Covid 19” nuk përmirësohet, ky afat mund të vazhdohet edhe në vitin 2021. Kujtojmë që në mesin e muajit shtator, klubet në Seria A kishin të drejtë që të lejojnë 1 mijë tifoz në çdo ndeshje të Seria A dhe ky numër ishte aktual edhe për turneun në tenis në Romë. Mirëpo me rritjen e numrit të të prekurve nga “Covid 19”, tani fansat sportiv të gjitha ngjarjet sportive, do të mund ti përcjellin vetëm përmes tv ekraneve.

LEXO EDHE:

Back to top button