Moukoko vazhdon me Dortmundin, dëshpëron skuadrat angleze

Jousufa Moukoko ka vendosur të zgjasë kontratën me Borussian e Dortmundit deri në vitin 2026. Sipas gazetës “BILD”, sulmuesi gjerman pritet të nënshkruajë marrëveshjen e tij të re përpara ndeshjes përballë Augsburgut. Falë kontratës së re trevjeçare, Moukoko do të marrë një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, plus 10 milionë euro të tjera për besnikërinë.

Menaxheri Patrick Uiliams do të marrë gjithashtu komision, ndërsa paketa totale raportohet të jetë rreth 35 milionë euro.

Çellsi dhe Njukasëll, që u përpoqën ta joshnin adoleshentin me një tarifë të konsiderueshme për nënshkrimin, treguan interes të madh për Moukokon, por në fund lojtari vendosi pro qëndrimin te Borussia, skuadër me të cilën ka shënuar gjashtë gola në 14 ndeshje në Bundesligë këtë sezon.

Moukoko gjithashtu ka zbritur në fushë gjashtë herë në Ligën e Kampionëve në këtë sezon, për një total prej 32 ndeshjesh nën drejtimin e Edin Terziçit, në të gjitha garat.

LEXO EDHE:

Back to top button