Mourinho zbulon humbjen më të ëmbël në karrierën e tij
Mourinho zbulon humbjen më të ëmbël në karrierën e tij

Jose Mourinho i rikthehet viteve të suksesshme te Interi. Në veçanti, trajneri portugez është intervistuar nga “BBC” si pjesë e një dokumentari me titull “Si të fitosh Champions League”.
Mes tjerash, Mourinho ka folur për periudhën e tij te Interi ur në vitin 2010 e fitoi Ligën e Kampionëve duke e cilësuar humbjen nga Barcelonë si humbjen më të mirë në karrierën e tij pasi përkundër disfatës, Interi kaloi në finale të Ligës së Kampionëve ku më pastaj e mposhti gjigantin gjerman, Bayern Mynih.
“Të luash me 10 burra në Barcelonë bëhet epike. Ju duhen heronj. Duhet të merrni më të mirën nga të gjithë. Mendoj se isha i shkëlqyer në mënyrën se si organizova ekipin. Ne u mbrojtëm me të gjitha forcat: me zemër, me shpirt. Kjo është humbja më e mirë në karrierën time. Ne dhamë gjithçka. Humbëm 1-0. Por arritëm në finale”, ka thënë Mourinho.
Më pas, trajneri aktual i Fenerbahçes ka folur edhe për lamtumirën e rrufeshme pas finales së Madridit:
“Ika, shkova në autobus për t’i thënë lamtumirë dhe as që ia shtrëngova dorën askujt”, tha Mourinho. “Doja të arratisesha. Mendoj se nëse do të kisha hipur në autobus, po të kthehesha me ta në Milano, nëse do të kisha hyrë në një “San Siro” të stërmbushur, mendoj se nuk do të kisha shkuar në Real Madrid: emocioni do të më kishte penguar. Por doja të shkoja. Ishte momenti i duhur. Më duhej të arratisesha”, ka thënë në fund trajneri nga Portugalia. /KosovaPress