Guardiola ribashkohet me gruan e tij

Guardiola ribashkohet me gruan e tij

Pep Guardiola dhe Cristina Serra duan t’i japin martesës së tyre një shans të ri pas më shumë se 30 vitesh së bashku. Sipas mediave spanjolle, trajneri po kalon sërish kohë në shtëpinë e tyre të përbashkët në Barcelonë.

Në fillim të këtij viti, raportimet në mediat spanjolle bënë xhiron: Dashuria mes trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola dhe gruas së tij Cristina Serra kishte “vdekur” pas më shumë se tre dekadash lidhje dhe se një divorc ishte i pashmangshëm.

Por tani gazeta katalanase “El Nacional” raporton se çifti po i jep vetes një tjetër shans pasi Pep kaloi disa netë gjatë Pashkëve në shtëpinë e tyre të përbashkët në Pedralbes afër Barcelonës: “Pep Guardiola dhe Cristina Serra ende mbajnë unazat e martesës. Ata përpiqen të pajtohen. Ai erdhi në shtëpinë e saj për tre ditë këtë Pashkë dhe fjeti atje”.

Sipas kësaj gazete, gjashtë herë kampioni i Premier League aktualisht po riorganizon orarin e tij për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij: “Ai po punon që të jetë në gjendje të qëndrojë në Mançester dhe t’i vizitojë ata në Barcelonë një herë në javë me një avion privat dhe më pas të largohet përsëri”.

Shkaku për krizën e përkohshme thuhet se ka qenë zgjatja e kontratës së Guardiolës me Manchester Cityn deri në vitin 2027, vendim ky kundër dëshirës së gruas së tij. Në vend të kësaj, Cristina Serra dëshironte që burri i saj të bëhej trajner i ndonjë ekipi kombëtar.

LEXO EDHE:

Back to top button