MPB: 235 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

MPB: 235 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditë së djeshme në territorin e gjithë vendit vetëm për tejkalim të shpejtësisë janë shqiptuar gjithsejtë 235 gjoba. Sipas njoftimit 20 gjoba janë shqiptuar për vozitësit të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë për 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara. Raportohet se 92 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 143 jashtë vendbanimeve./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button