MPB: 271 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (21.12.2022) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë ka shqiptuar 271 gjoba për tejkalim të shpejtësisë. Sipas njoftimit të MPB-së 4 makina kanë lëvizur me shpejtësi për 50 kilometra në orë më të lartë se e lejuara. Ndërkohë 119vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, derisa 152 jashtë vendbanimeve.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave të trafikut.

LEXO EDHE:

Back to top button