MPB: Denoncimet e sotme për bomba janë të rrejshme

MPB: Denoncimet e sotme për bomba janë të rrejshme

Nga kontrollet pas raportimeve për bomba në Qendrën tregtare të qytetit, Ist gejt moll, Hotel Meriot, Muzeu i Qytetit të Shkupit, Shtëpinë përkujtimore Nëna Terezë, Qendrën transportuese, QT Biser dhe Xhevahir Holding rezultuan se ishin të rreme, njofton MPB-ja. Kontrollet kundër terrorizmit po vazhdojnë në objektet e mbetura që raportuan se morën kërcënime me bombë në adresat e tyre elektronike.

“Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në Qendrën Tregtare të Qytetit, Ist gejt moll, Hotel Meriot, Muzeu i Qytetit të Shkupit, Shtëpinë përkujtimore Nëna Terezë, Qendrën transportuese, QT Biser dhe Xhevahir Holding dhe është konstatuar se këto ishin raportime të rreme. Menjëherë pas marrjes së kallëzimeve janë marrë masat dhe veprimet e duhura nga punonjësit e policisë, janë kryer kontrollet e nevojshme nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme. Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet në pjesën tjetër të objekteve për të cilat është marrë denoncim dhe pas përfundimit të kontrolleve do ta informojmë opinionin”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

LEXO EDHE:

Back to top button