Shuhet në moshën 85-vjeçare Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës shqiptare

Shuhet në moshën 85-vjeçare Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës shqiptare

Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës shqiptare ndërroi jetë sot në moshën 85-vjeçare.
Djali i saj, Gjergj Luca dha lajmin e hidhur në rrjete sociale dhe lajmëron se kur do të mbahet ceremonia mortore.

“E shtrenjta nëna ime, Mimika Luca, sot mori rrugën për në Parajsë! Miqtë dhe dashamirët i presim të Hotel “International”, pas Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë. Nga, sot nga ora 17:00 deri në orën 22:00 Nesër, nga ora 08:00 deri në orën 12:00 Varrimi bëhet nesër në orën 12:00 Në Varrezat e Sharrës”, shkruan ai në rrjete sociale.

Mimika Luca lindi në Gjirokastër, më 24 dhjetor të vitit 1937. Ajo interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë nga viti 1951 – 1962.

Më 1962 ajo u pranua si aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet, si: Suzana, Luçia, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama “Cuca e maleve”, Nica te filmi Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, Laja te “Kur hidheshin themelet”, etj.

Ajo ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. Aktorja u martua me artistin e shquar Ndrekë Luca.
Shkroi edhe disa drama, të cilat u vunë në Teatrin Popullor, më e njohura “Drita”, etj. Në vitin 1977 kalon pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega Dramë.

LEXO EDHE:

Back to top button