MPB: Dy të vdekur nga aksidenti i djeshëm në Shkup

Një aksident i rëndë trafiku ka ndhodhur mbrëmjen e djeshme në kryqëzimin mes Bulevardit “Srbija” dhe Bulevardit “Boris Trajkovski” në Kisella Vodë të SHkupit, transmeton Alsat. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në aksident jetën kanë humbur dy persona ndërsa janë lënduar shtatë të tjerë.

“Drejtuesit R.A (50) dhe H.S.(28) kanë ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa një i mitur në automjetin “Volkswagen Passat” është plagosur rëndë, kurse pasagjerët në të njëjtin automjet F.A (49), N.A (23)  dhe dy të mitur janë lënduar”, thonë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button