MPB-ja dhe OSBE-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi për keqpërdorimin e armëve

Ministria e Punëve të Brendshme dhe OSBE-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi për uljen e rrezikut nga keqpërdorimi i armëve të vogla e të lehta. Ky memorandum mes MPB dhe OSBE pason pas projektit tre vjeçar të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministri e Punëve të jashtme të Gjermanisë, i cili i ndihmoi Ministrisë së Brendshme që ta mbindërtojë infrastrukturën e sigurisë në 15 vendkalime kufitare në të gjithë vendin. Shefi i Misionit të OSBE-së në vendin tonë, Klemens Koja deklaroi se projekti synon të ndihmojë luftën kundër krimit të organizuar dhe shmangien e tregtisë ilegale të armëve. Ndërsa ministri i brendshëm Oliver Spasovski deklaroi se “shpesh jemi dëshmitarë që ky lloj i aktiviteteve kriminele është katalizator i cili problemet lokale i shndërron në globale. Andaj është primare ndërtimi i përbashkët i standardeve dhe rritja e vetëdijes publike.