MPB-ja vetëm në Shkup regjistron 174 shkelje të rregullave të trafikut

MPB-ja vetëm në Shkup regjistron 174 shkelje të rregullave të trafikut

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 174 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 10 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 2 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 8 gjoba iu shqiptuan vozitësve fillestar, shkruan Alsat.

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 11 gjoba për përdorim të telefonit, 14 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 11 për kalim në të kuqe në semaforë…/Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button