MPB: Janë shqiptuar 411 gjoba për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e të gjithë vendit janë shqiptuar 411 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, transmeton Alsat. Prej tyre, 24 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 50km/h, kurse tre makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h më tepër nga e lejuara. Ndërkaq, 181 shoferë kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 230 jashtë zonave të banuara.