MPB ka ngritur kallëzim penal ndaj një punonjësi policie të dyshuar për marrje ryshfeti

MPB ka ngritur kallëzim penal ndaj një punonjësi policie të dyshuar për marrje ryshfeti

Departamenti i Hetimeve kriminale të Ministrisë së Brendshme ka ngritur kallëzim penal për krim të organizuar dhe korrupsion, ndaj një punonjësi policie të dyshuar për marrje ryshfeti. Sipas një komunikate të policisë, më 15 dhjetor të vitit të kaluar në pikën kufitare Bllacë e poshtme, i dyshuari S.F ka pranuar para nga një person që po kalonte kufirin shtetëror për në Kosovë. Personi nuk duhej të lejohej të kalonte, sepse posedonte dokument udhëtimi shumë të dëmtuar dhe të ndryshuar, me kopertinën e përparme të grisur, dhe faqja e laminuar me të dhëna biometrike ishte ndarë nga dokumenti i udhëtimit dhe më pas ishte ngjitur midis faqeve. Po ashtu zyrtari policor nuk e ka regjistruar personin në evidencën kufitare si person që ka kaluar kufirin dhe nuk ka kontrolluar nëse ai ka kaluar nëpër regjistrat e kontrollit kufitar. Për këtë, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm në MPB do të paraqesë propozim për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore për këtë punonjës policie dhe do të shqiptojë masën e detyrueshme për largimin e tij nga puna deri në përfundimin e procedurës ndaj tij. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button