Struga Trim Lum mund Shkëndijën dhe arkëton 3 pikë në derbin e javës së 22-të

Sot u zhvilluan sfidat e javës së 22-të të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë së veriut, ndërsa derbi i kësaj jave u zhvillua në Strugë. Pas 90 minuta lojë, fitores dhe 3 pikëve të reja iu gëzua skuadra vendase, e cila mundi Shkëndijën me rezultat bindës 3-0. Kampioni aktual I shënoi të tre golat në pjesën e dytë, falë realizimit të dy golave nga Radiç dhe një gol nga Radeski.
Fitore bindëse shënoi skuadra e Sileksit, e cila me 5-0 mundi Besën e Dobërdollit, duke shënuar 3 herë në 45 minutat e para.
Fitore në transfertë e regjistroi edhe Vardari, që mundi Rabotniçkin me 2-0 falë golave të Spahiut dhe Dianesit, ndërsa humbi edhe një penallti, në pjesën e parë të takimit.
Fitore në sekondat e fundit për Tikveshin ndaj FC Shkupit, si dhe Gostivarit në terrenin e Brerës, në Strumicë. Me rezultat minimal 1-0, skuadra e Pelisterit mundi Voska Sportin në Manastir.
Liga e Parë – Java 22
Struga Trim Lum 3-0 Shkëndija
Besa 0-5 Sileksi
Rabotniçki 0-2 Vardari
Brera 0-1 Gostivari
Tikveshi 1-0 FC Shkupi
Pelisteri 1-0 Voska Sport